Detaje të reja nga vrasja e 37 vjeçares/Flet autorja: Më kërcënoi mua dhe mamanë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Kryeqytetin.
Sipas raportimeve të BalkanWeb”, krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.
Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit.
Në dëshminë e zbardhur mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.
"Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.
Autorja e krimit, punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.
Ajo dhe ëma kanë deklaruar se viktima, e cila ishte e papunë, shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.