NEWS 3 Janar 2022, 21:27

Detaje të reja nga plagosja me armë në Lezhë, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Detaje të reja nga plagosja me armë në Lezhë,

34-vjeçari Vinçens Piroli ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:00, ndërsa i riu nga Sanxhaku i Laçit është dërguar me urgjencë në Tiranë, për mjekim më të specializuar. 

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Vinçens Piroli. Ai është një emër jo i pa njohur për policinë, pasi 34 -vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej për vrasje.

Piroli së bashku me Dorian Lalën kishin ekzekutuar për hakmarrje një shtetas nga Mali i Zi të identifikuar si, Momçillo Gjurishiç.

Ngjarja asokohe ndodhi në Ulqin, në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një tjetër vrasje të vitit 2017. Nuk ka informacion sesi ka qarkulluar i lirë Piroli, ndërsa grupi hetimor po vazhdon kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/News31