NEWS 2 Shtator 2023, 15:45

Del nga intubimi, përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos!

 Del nga intubimi, përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano qëndron prej më shumë se 1 jave i shtruar në spitalin "Hygeia" në Tiranë, teksa u shtrua të enjten e kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të problemve kronike me mushkëritë dhe frymëmarrjen. Që nga ajo ditë, situata e politikanit është përmirësuar, por edhe përkeqësuar, ndërsa pak ditë më parë ai u fut në intubim nga mjekët, por që fatmirësisht tani shëndeti i tij është stabilizuar. 

Nga përditësimi më i fundit, bëhet me dije se Nano është hequr nga intubimi dhe mjekët kaë vendosur ta furnizojne me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Ttrakeostomi, cka e ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tij.

Mësohet se mjekët kanë marrë vendimin për të bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore dhe nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator.

/News31