CEO i You Tube viziton Shqipërinë, por takon një grup afganësh

CEO e Youtube, Susan Wojcicki ka qenë sot për një vizitë në Shqipëri, por nuk ka takuar asnjë qytetar të vendit tonë. Ka qenë gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ka raportuar se ajo ka takuar një grup afganësh që vijojnë ende të qëndrojnë në vendin tonë.
Kujtojmë se Google dhe YouTube, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kanë mbështetur qëndrimin dhe integrimin e refugjatëve afganë, të cilët kanë ardhur në vendin tonë gushtin e vitit ta shkuar.
Wojcicki është pjesë e industrisë së teknologjisë prej më shumë se 20 vitesh, e përfshirë në themelimin e Google dhe menaxherja e parë e marketingut të kompanisë në vitin 1999. Më vonë ajo drejtoi biznesin e reklamave në internet të kompanisë dhe u vu në krye të shërbimit origjinal të videove të Google.
Pas vëzhgimit të suksesit të YouTube, Wojcicki propozoi blerjen e YouTube nga Google në vitin 2006, dhe ka shërbyer si CEO i YouTube që nga viti 2014.
/News31
Burimi: Hashtag