Borë në Tiranë? Meterologia bën parashikimet
Shqipëria është përfshirë nga moti i vranët dhe me temperatura të ulëta ditët e fundit. Kjo situatë do të vijojë dhe për disa kohë ndërkohë që dëbora pritet të jetë e pranishme në zonat malore dhe në Tiranë. Ky informacion vjen nga meterologia Tanja Porja.
Ajo ka bërë me dije se duke filluar nga java e ardhshme temperaturat do jenë më poshtë se -10°C. Porja ka thënë se gjatë këtij muaji dëbora do të prekë Shkodrën dhe Lezhën dhe se shanset janë shumë të mëdha që gjatë periudhës 17-25 janar, Tirana dhe Durrësi të preken nga reshjet e dëborës. Kjo periudhë do të jetë shumë e ftohtë për gjithë vendin.
Zona e cila ka më pak mundësi të preket nga reshjet e dëborës është zona poshtë Fierit deri afër Sarandës. Përjashtuar këtu Llogaranë e cila dhuron çdo vit një panoramë mahnitëse kur mbulohet nga dëbora.
/News31