NEWS 23 Mars 2023, 17:29
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës në vend!
NEWS-31
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Në vendimin e radhës, vihet re një rritje e çmimit të naftës, nga 182 lekë/litër tashmë do shitet 185 lekë/litri. Po ashtu, edhe benzina është rritur dhe do të shitet me 185 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 75 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/News31