NEWS 2 Gusht 2022, 18:40

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, sa do të kushtojë litri i naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, sa do të kushtojë

Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburantit në vendin tonë, që vazhdon të pësojë ulje.  Sipas vendimit të fundit të bordit, nafta do të shitet deri në 221 lekë/litri, ndërsa benzina 207 lekë/litri. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet 81 lekë për litër, i pandryshuar. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi, tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/News31