NEWS 3 Maj 2023, 17:59

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet sërish çmimi i naftës!

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet sërish çmimi i

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, teksa në mbledhjen e kësaj të mërkure, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës, për herën e tretë radhazi. Kështu, nafta do shitet me 172 lekë/litri nga 174 Lekë/litër, pra do të ketë një ulje me vetëm 2 lekë, megjithatë ende mbetet cmimin më i ulët që ka pasur që nga krijimi i Bordit. 

Benzina do të shitet me 175 Lekë për litër ndërsa gazi me 66 Lekë për litër. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/News31