NEWS 14 Shtator 2023, 17:30

Bisedimet Kurti-Vuçiç, Borrell: "Kryeministri nuk e pranoi kompromisin, do njohjen e Kosovës"

Bisedimet Kurti-Vuçiç, Borrell: "Kryeministri nuk e pranoi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e "Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve" me Serbinë, por kërkoi që të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Borrell priti sot në një rund të ri bisedimesh Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa ndër të tjera bëri me dije:

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de facto si hap i parë”

Nga ana tjetër Borrell tha: “Jemi përpjekur shumë, por, për fat të keq, sot nuk ka qenë e mundur të thyhen dallimet”, - duke shtuar se Vuçiç e pranoi propozimin e BE-së. Në fund politikani i BE-së sqaroi se propozim i bllokut evropian është që "Marrëveshja për Normalizim Marrëdhëniesh" duhet të zbatohet nga të dyja palët paralelisht, por kjo nuk është e mundur momentalisht. 

/News31