"Bie" Whatsapp, bllokohet komunikimi në aplikacion!
WhatsApp, aplikacioni i komunikimit i përdorur gjërësisht edhe në vendin tonë, mes shumë vendeve të botës është duke u përballur me një problem. Qindra mijëra përdorues në disa shtete raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe marrin mesazhe, teksa ndërprerja ka prekur si bisedat personale ashtu edhe bisedat në grup.
Sipas DownDetector, website që zbulon pikërisht problemet e tilla në aplikacionet e njohura në rrjet, WhatsApp nuk po funksionon në shumë zona dhe komunikimi mes njerëzve është kthyer në problem. WhatsApp Web, që jep akses për përdorimin e aplikacionit nga kompjuterat, gjithashtu duket se ka probleme dhe nuk lidhet.
Kompania mëmë e WhatsApp, Meta, ka pranuar pak më parë se ka ndodhur një ndërprerje dhe aktualisht po punon për rregullimin e saj.
#UPDATE | "We're aware that some people are currently having trouble sending messages and we're working to restore WhatsApp for everyone as quickly as possible," Meta Company Spokesperson https://t.co/mcKecXLdVO
— ANI (@ANI) October 25, 2022
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”- tha zëdhënësi i kompanisë Meta.
Ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar ndërprerjen apo shkakun e problemeve. /News31