
Vendosje
Produkti
Produkti

NEWS 8 Mars 2023, 10:32
Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, ndërron jetë 13-vjeçari

NEWS-31

Një 13-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit.
Policia e Elbasanit bën me dije 13-vjeçari A.M., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë. I mituri kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Burimi: Top Channel