NEWS 8 Maj 2023, 17:09

Bënë fushatë zgjedhore në rrjetet sociale të Bashkisë, KAS gjobit 15 kryebashkiakë!

Bënë fushatë zgjedhore në rrjetet sociale të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pjesë e KQZ, vendosi pranimin e kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. për të gjobitur kryebashkiakët aktualë të disa qyteteve, të cilët kanë bërë fushatë nëpërmjet rrjeteve sociale të Bashkive përkatëse. 

Sipas vendimit të KAS, gjoba u shumëfishua nga 30 mijë lekë që kërkoi Celibashi fillimisht në 100 mijë lekë për 15 kryetarë të Bashkive që u kapën në shkelje. Ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, po ashtu të raportuar nga Celibashi, u vendos rrëzimi i kërkesës.

Kryetarët e Bashkive që u gjobitën:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

lerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

/News31