NEWS 24 Korrik 2022, 19:00

Bajram Begaj betohet si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë: "Shqipëria europiane sot premtim, nesër realitet"

Bajram Begaj betohet si Presidenti i ri i Republikës së

Është mbajtur ditën e sotme ceremonia solemne e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj. Deputetë, ambasadorë dhe drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë mbërritën në Parlament.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë, Presidenti i ri i vendit, menjëherë pas betimit mbajti fjalën e parë me mesazhe të qarta për bashkëpunim politik dhe përmirësim të marrëdhënieve mes klasave politike.

Ai tha se mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Është nder për mua që t’i drejtohem Kuvendit si President. Faleminderit për besimin. Më rëndon përfaqësia e unitetit kombëtar dhe aspiratave të qytetarëve. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria Europiane, sot premtim, nesër realitet, është testamenti i historisë dhe bekimi i së ardhmes. Jemi ulur në tryezën e dialogur për të prodhuar denjësinë si shtet.

Unë e njoh, e mbështes dhe respektoj punën e qeverisë. E njoh, e mbështes opozitën dhe vlerat. Por do të doja të mos kishte konflikt para bashkëpunimit. Do kryej mision mbi palët, por nuk do qëndroj neoutral ndaj asnjërit që vendos interesat personale para kombit tonë. ” u shpreh zoti Begaj.