Babai denoncon largimin e vajzës nga shtëpia, ende asnjë gjurmë nga e mitura
Një 57-vjeçar ka denoncuar në polici largimin e vajzës së tij të mitur nga shtëpia.
Ajo është larguar një ditë më parë nga banesa, teksa ende nuk dihet se ku mund të jetë e mitura,
“Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 04.09.2024 është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Ndërkohë, nga ana tjetër një 53-vjeçar me iniciale D. T., banues në Pogradec, është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Ai ka shkuar te banesa ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Top Channel