Arrestohet Alda Klosi, zbulohet dëshmia e pastrueses që çoi në prangosjen e zyrtares!
Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-zyrtarja e ministrisë Alda Klosi, e cila tashmë akuzohet zyrtarisht për veprën penale të "pastrimit të parave". Urdhri i arrestimit është lëshuar nga Prokuroria e Tiranës dhe është ekzekutuar nga policia. Arrestimi i saj vjen pak javë pasi Klosi denoncoi pastruesen Rozeta Dobi, për vjedhjen e më shumë se 120 mije eurove në banesën e saj, ndërsa në shtëpinë e sanitares u gjendën shuma më të mëdha parash të cilat ajo dëshmoi se i kishte marrë të gjitha nga shtëpia e Klosit. Kujtojmë se Rozeta Dobi u arrestua bashkë me djalin e saj dhe momentalisht gjenden në paraburgim, në pritjen e një vendimi për veprën për të cilën akuzohen.
Në deklarimet e saj të para lidhur me origjinën e parave, Klosi deklaroi se shumën e madhe e kishte të xhaxhait të saj i cili ishte i sëmurë. Megjithatë, mësohet se ka qenë pikërisht një dëshmi e re e Dobit që ka "fundosur" ish-zyrtaren, teksa sanitarja ka thënë se paratë ja ka dhënë vetë Alda dhe vinin që prej vitit 2021 me një cantë.
“Nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasaforta, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin, atë ditë nuk kam marrë lekë.”, - ka thënë Rozeta Dobi sipas "Opinion.al".
Burme nga kjo media mësojnë se tani në fakt mdi Klosin rëndojnë 3 akuza, që cuan në arrestimin e saj: për fshehje pasurie, pastrim parash, dhe për deklarim të rremë parash.
/News31