NEWS 15 Maj 2024, 15:48

Anila Hoxha zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit:“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë”

Anila Hoxha zbulon detajet për të dashurën e Erdgys

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në "Breaking" ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj për shkak të tradhëtisë dhe dhunës së bashkëshortit.
Hoxha u shpreh se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.
“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.”- tha gazetarja.

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.
“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.
Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi.