NEWS 29 Shtator 2024, 12:52

Aksidenti në Lungomare/ Përplasi në vijat e bardha katër persona, mes tyre edhe një nënë me dy fëmijët e saj të mitur. Në pranga shoferi

Aksidenti në Lungomare/ Përplasi në vijat e bardha katër

Një aksident ka ndodhur në Lungomare mbrëmjen e djeshme, ku një 31-vjeçar ka përplasur katër persona, të cilët po kalonin në vijat e bardha.
Përveç një 50-vjeçareje, që u raportua ditën e djeshme, sipas policisë A. Ll., ka përplasur me makinën që drejtonte edhe një 32-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Të katërt personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari është vënë në pranga.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Top Channel