
Produkti

Aksidenti i urbanit të Unazës, lirohet nga burgu shoferi, tregon në gjykatë përse humbi vetëdijen

Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, që u bë shkaktar për një aksident ku ishin të përfshirë disa automjete pak ditë më parë, ka dalë këtë të enjte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas "News 24", togat e zeza e kanë liruar nga qelia 60-vjeçarin, duke caktuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’.
Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin në zonë e njohur si "Shallvaret", ku me urbanin që ai drejtonte u përplasën 9 makina të tjera dhe si pasojë u plagosën 9 persona. Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit para Gjykatës, në momentin e përplasjes, ai humbi vetëdijen, ndërsa ka shtuar se kjo ka ardhur pasi vuan nga diabeti dhe tensioni. Të njejtën dëshmi ai e dha edhe për autoritetet ditën e aksidentit dhe pikërisht prej gjendjes shëndetësore nuk është mbajtur në qeli.
/News31