
Vendosje
Produkti
Produkti

NEWS 27 Shkurt 2023, 12:13
Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Urbani përplaset me 5 automjete të tjera

NEWS-31
Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë mesditë pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet.
Sipas bluve të kryeqytetit, 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të shumëfishtë, ku është përfshirë autobusi i linjës së Unazës dhe të paktën 5 mjete.
Sipas raportimeve te BalkanWeb, nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas dhe më pas ka vijuar goditja. Ndërkohë që një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.