Aksident tragjik në Laç , humb jetën një fëmijë 2-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Kuqes, në Lac. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë, fatkeqësisht ka humbur jetën një fëmijë 2-vjeçar. Ndërkohë sipas "Abc News" prindërit e fëmijës janë nisur për në spital në gjendje të rëndë, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes tragjike.
Të plagosur kanë mbetur çifti Albi dhe Imelda Rexhepi, ndërsa makina tjetër drejtohej nga Endri Toma.
Deklarata e Policisë:
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”
/News31