NEWS 1 Shtator 2023, 19:49

Aksident në Kamëz/ Përplasen dy makina, dërgohen në spital tre të mitur!

Aksident në Kamëz/ Përplasen dy makina, dërgohen në

Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e sotme në Kamëz, ku paraprakisht bëhet me dije se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë janë dërguar në spital 3 të mitur. Nuk ka detaje se si ka ndodhur aksidenti dhe cilët kanë qenë shkaqet e tij. 

Sipas policisë, tre të miturit fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën, teksa deklarata e plotë e autoriteteve deri më tani thotëL

Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D.

Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/News31