NEWS 6 Mars 2023, 21:54
Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

NEWS-31
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “5 Majit” në Tiranë pasditen e sotme, teksa mësohet se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrën.
Sipas informacioneve, janë lënduar 4 persona, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet Volkswagen që i ka prerë rrugën mjetit tjetër Mercedes Benz.