NEWS 9 Mars 2023, 18:47

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, ka viktima

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina bie nga mbikalimi dhe


Një shtetase rreth 25 vjeçe raportohet se ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, te mbikalimi i Saukut, teksa një person tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprakr një mjet që vinte nga Shkoza në drejtim të TEG,  ka dalë nga rruga duke rënë nga mbikalimi, ndërsa kur ka rënë në rrugë, ka përplasur dhe një makinë tjetër.

Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit. Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë.

/News31