NEWS 15 Janar 2022, 11:41
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë
NEWS-31
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në “Rrugën e Kombit”. Viktimë ka mbetur një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit.
Automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, Jani Loqi.
Ka humbur jetën Gjela Lleshi, 65 vjeçe, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/News31