Aksident i rëndë në Kosovë/ Përplaset autobusi dhe kamioni, plagosen 30 persona

30 persona janë lënduar në një aksident mes autobusit, kamionit dhe një makine në fshatin Vranidoll të komunës së Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 15:50 dhe se autobusi ka qenë me targa të huaja, ndersa dekalrata e plote e Policise sqaron:
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”
/News31