NEWS 27 Shkurt 2023, 18:13

Aksident i rëndë në Elbasan, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte makinën!

Aksident i rëndë në Elbasan, lëndohet  16-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Cingar në Gramsh të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri ka mbetur shoferi i automjetit, i cili rezulton të jetë një 16-vjeçar, i identifikuar si Elio Qefa.

"Abc News" raporton se automjeti në të cilin udhëtonte 16-vjeçari, sigurisht pa leje drejtimi. është përplasur me pemën dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë

Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

/News31