NEWS 25 Nëntor 2024, 12:31
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, makina me tre të rinj përfundon në kanal
NEWS-31
Një automjet me tre të rinj ka përfunduar në kanal mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se aksidenti rrugor ndodhi në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, ku një makinë tip Seat me tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Fatmirësisht, të rinjtë janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas burimeve policore, është jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Top Channel