NEWS 12 Maj 2023, 12:44
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, ndërron jetë një person!

NEWS-31
Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mesnatës në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish.
Sipas Top Channel, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Mjeti tip “Hundai” ka humbur kontrollin, pranë zonës së Bathores në Tiranë.
Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit, ndërsa makina e aksidentuar është me targa të huaja.
Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet se mjeti është shkatërruar nga përplasja e fortë.
Burimi: Top Channel