A do të rikthehet Donald Trump në Twitter? Elon Musk ja le në dorë përdoruesëve të rrjetit social!

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka nisur një referendum në platformën sociale, duke kërkuar votën pro ose kundër të përdoruesëve të saj për rikthimin e Donald Trump. Ish-presidenti amerikan u ndalua nga Twitter disa kohë më parë për shkak të trazirave në Kapitol më 6 janar 2021 dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur ta përdorë këtë platformë që ka qenë shumë e rëndësishme për miliarderin gjatë mandatit të tij.
Musk, që nuk e ka nisur punën si kreu i Twitter me këmbë të mbarë, ka rikthyer disa llogari të premten, por tha se nuk kishte marrë ende një vendim për ish-presidentin Trump. Në rreth katër orë, mbi 5 milionë përdorues votuan pro rikthimit të ish-presidentit.
Megjithatë mbështetja tek publiku dhe jo tek një organ i brendshëm mbikëqyrës për të vendosur për kthimin e Trump në Twitter, sipas kritikëve të Musk, është një zgjedhje e diskutueshme dhe e rrezikshme. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë në bazë të rezultatit të sondazhit. “Vox populi, vox dei,” postoi ai në përgjigje të një postimi në Twitter ku u kërkon përdoruesve të votojnë.
Reinstate former President Trump
— Elon Musk (@elonmusk) November 19, 2022