NEWS 5 Janar 2022, 18:35

A do mbyllen shkollat? Kryeministri Rama flet rreth masave të reja që do merren në vendin tonë

A do mbyllen shkollat? Kryeministri Rama flet rreth masave të reja që

Kryeministri Edi Rama ka realizuar pasditen e sotme një komunikim publik me qytetarët përmes Facebook-ut. Kreu i qeverisë ka marrë një sërë pyetjesh nga qytetarët dhe u është përgjigjur atyre “live” në rrjetin social.

Ndër pyetjet më të shpeshta nga qytetarët ishte ajo rrrth masave të reja anti-Covid. Gjatë këtyre ditëve ministrja Manastirliu ka bërë me dije se në vijim do merren masa të tjera pët shkak të variantit Omicrom që ka mbërritur në vendin tonë. Por, a do mbyllen shkollat?

“Varianti Omicron ka ardhur në vend. Nuk ka plan për mbylljen e shkollave por disa masa do të merren,” tha Rama.

Ndërsa, i pyetur rreth krizës energjitike në Kosovë, Rama tha se me të njëjtën krizë po përballet edhe Shqipëria, por shtoi ai, pa e lënë të “rrëshqasë në kurriz të familjarëve apobizneseve.” Kurse, pyetjet e bëra rreth situatës aktuale në PD, kryeministri i shmangi duke thënë se duhet të kursejmë kohën.

Teksa bëri të ditur se synohet që pensionet të rriten brenda mandatit të tretë dhe se këtë vit do të mbyllen sportelet për t’i kaluar shërbimet në e-albania, Rama tha po ashtu se edhe çështja e “Open Balkan” do të jetë e shtruar në formularë.

/News31