3 orë në Prokurori, Sali Berisha jep dëshminë për 8 janarin: “Selia e PD ishte e mbushur me vrasës”
Për më shumë se tre orë ish-kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij para hetuesve në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilët i quan se janë bërë një.
“E kuptoni vetë i thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të atyre parimeve. Ajo çka duhet tu them është kjo: në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin”, tha ai.
Berisha është shprehur se ka dëshmuar për ata që ai i quan “mercenarë vrasës” që ndodheshin në selinë e PD dhe sulmuan demokratët.
“Problemi është se armët i nxori Lulzim Brava me mjetin e tij”, tha Berisha, duke pretenduar se armët që kishte ky grup i përbërë nga “mercenarë vrasës” i ka larguar nga selia e Partisë Demorkatike Lulzim Basha.
“Moment tjetër që dëshmoi shkrirjen në një të Edi Ramës dhe Lul Bravës është Garda. Lulzim Brava në kundështim me ligjin mbrohet nga Garda. Se ai është i shkarkuar, nuk është më kryetar opozite. Oficerët e Gardës nuk mund të qëndronin në krah të një njeriu që mban afër banditë”, tha ndër të tjera ish-kryeministri.
/News31