
Produkti

261 orë nën rrënoja, pas shpëtimit 33-vjeçari pati vetëm një kërkesë!


“Si është nëna ime dhe të gjithë?” pyeti një 33-vjeçar në barelë me qetësi shokun e tij në celular. Duke qarë dhe me mosbesim, ai u përgjigj:
“Të gjithë janë mirë… të gjithë po presin… Unë po vij tek ti.”
33 vjeçari Mustafa Avci u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore Hatay të Turqisë 261 orë pas një tërmeti të fuqishëm 7.8 ballë që goditi rajonin më 6 shkurt. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, publikoi një video ku tregohej bisedën telefonike mes Avcit dhe mikut të tij.
“Më lejoni të dëgjoj zërat e tyre për një moment”, ishte kërkesa e tij.
Shoku i tij ia kthen qarë:
“Unë jam duke ardhur.. Unë po vij tek ju… Vëlla, po vij.”
Avci më pas puth dorën e shpëtimtarit që mbante telefonin dhe e falenderoi.
Hatay’da enkaz altından 261’inci saatte, bu gece kurtarılan Mustafa, tıbbi müdahalenin ardından ilk olarak, telefon numarasını hatırladığı bir yakınını aradı. Kardeşimiz Mustafa’yı bu kadar iyi görmekten çok mutluyuz. pic.twitter.com/t0jrmH0M6r
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) February 16, 2023
Burimi: Top Channel