NEWS 3 Shkurt 2023, 16:50

24 orë nga vendimi i fundit, ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve

24 orë nga vendimi i fundit, ndryshojnë sërish çmimet e

Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve ditën e sotme, vetëm 24 orë nga vendimi i fundit, duke i ulur sërish. Kështu, mësohet se çimimi i naftës do të jetë 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 180 lekë/litër. 

Për benzinën, cmimi i shitjes do të jetë 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. Gazi do të tregtohet me 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/News31