NEWS 17 Shkurt 2023, 11:53

15 vite shtet i pavarur! Ideatori i veprës tregon mesazhin që fshihet pas “New Born” në Kosovë

15 vite shtet i pavarur! Ideatori i veprës tregon mesazhin që fshihet

Ideatori i obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, “New Born”, Fisnik Ismaili, në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit në T7, ka treguar se cili është mesazhi që përçohet përmes kësaj vepre. Ashtu si cdo vit edhe në këtë përvjetor, është ndryshuar sërish dizajni i saj.

Ismaili u shpreh se mesazhi kryesor është për Asociacionin, por që lidhet edhe me Ukrainën. Pamja e sivjetme është ndërruar edhe nga pozicioni i shkronjave, ku përmes lëvizjes së shkronjave ‘N’ dhe ‘O’, është dhënë një mesazh i fuqishëm politik ku thuhet “No New Broken Republic”.

“Ka të bëj me Asociacionin. E kemi bë një lojë me shkronja, ua kemi ndërru vendin. Jo një Republikë e coptume, është mesazhi. Mesazhi është edhe për Ukrainën…”, tha Ismaili.

Sot Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë. Gëzuar Kosova jonë!