Atentat në Shkodër, dy vëllezër qëllojnë me armë në shtëpinë e 60- vjeçarit
Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku dy vëllezër në fshatin Dukagjin i Ri kanë kanosur dhe qëlluar me armë në oborrin e shtëpisë së shtetasit me iniciale N. U., 60 vjeç, për motive pronësie.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat kanë shpallur në kërkim dy autorët, Pashk Arraj dhe Ndok Arraj, ndërkohë po vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë
Kanosën 60 vjeçarin për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.
Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.