NEWS 3 Janar 2022, 20:07

Atentat në Lezhë, një 36-vjeçar i plagosur rëndë

Atentat në Lezhë, një 36-vjeçar i plagosur rëndë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin tonë ku një atentat ka tronditur qytetin e Lezhës  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri dhe është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën, por nuk dihen detaje të tjera.

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftim Policie për të dhënë më shumë detaje, ndërsa dinamika mbetet ende e paqartë.

Më herët ditën e sotme një shpërthim me eksploziv ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës.