
Vendosje
Produkti
Produkti

NEWS 1 Mars 2023, 14:27
Krim në familje/ Paskuqan, dhëndri qëllon mbi familjen e ish-bashkëshortes, dy të vdekura

NEWS-31

Krim në familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Deri më tani dyshohet se autor është dhëndri, i identifikuar si Ramazan Hudra, rreth 35 vjeç, nga Kuksi. Sipas informacioneve, autori u ka prerë rrugën familjarëve të ish-gruas dhe ka qëlluar me armë mbi ta.
Më pas ai është larguar me makinë tip “Benz”, ndërsa policia është vënë në ndjekje.
Burimi: Top Channel