NEWS 4 Janar 2022, 18:42

Atentat brenda një lokali në Tiranë: Një viktimë dhe katër të plagosur

Atentat brenda një lokali në Tiranë: Një viktimë dhe

Një ngjarje e rëndë me 3 të plagosur dhe një viktimë është rregjistruar sot në një lokal në Tiranë. Rreth orës 16:00, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në lokal në lagjen Don Bosko, ku pasi kanë shkëmbyer disa fjalë kanë shtënë me kallashnikov duke rrezikuar jetën e dhjetra qytetarëve. Por plumbat kanë kapur 4 miqtë e ulur së bashku në një tavolinë, me të cilët agresorët mendohet se kanë patur përplasje edhe më para por shkaku ende mbetet i panjohur.

Tre të rinjtë u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa viktima u nxorr i fundit nga vendi i ngjarjes për në drejtim të morgut të Tiranës.

Ndërkohë që Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse ke Durrësin dhe Krujën, ku edhe kërkojnë një mjet Benz të zi, me të cilin autorët janë larguar nga Tirana, duke dalë nga zona e Laprakës. Për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve do të nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda lokalit, por edhe të bizneseve përreth.

 

/News31