Nevina Shtylla “single”?! Moderatorja shuan të gjitha dyshimet me një foto



Prej vitesh është ditur që Nevina Shtylla është në një lidhje dashurie, por vetëm verën e 2019 u zbulua cili ishte partneri i moderatores bukuroshe. Ai është jurist dhe quhet Arbër Myftari. Ndërkohë që të gjithëve na ka munguar ish-Missi në ekran, prezantuesja e dashur për publikuan ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku ka folur edhe për jetën private.





“Vazhdon të jesh single?” e pyet njëri prej tyre.

Nevina është përgjigjur në mënyrën më epike të mundshme, me një foto krahë Arbrit në shezlong duke shkruar me ironi “Po”.

Kujtojmë se në vitin 2019 gazeta “Panorama” shkruante se çifti jo vetëm që kishin një lidhje të gjatë e të fortë por bashkëjetojnë në Tiranë. /News31