GOSS-BIZ 4 Shkurt 2021, 18:11
Netflix bën histori, merr numër rekord nominimesh në "Golden Globe"
NEWS-31
Netflix është nominuar për 42 çmime “Golden Globe”, duke shënuar kështu një sukses historik, për këtë platformë.
Në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së çmimeve, kritikët parashikojnë fitoren e prodhimeve të Netflix, në shumë kategori. Në gjininë e filmit, Netflix është nominuar 22 herë, ndërsa në gjininë e serialeve 20 herë.
Për shkak të pandemisë, shifrat e shikueshmërisë në Netflix arritën numra rekord, duke i vendosur projektet e tyre filmike në qendër të vëmendjes së publikut, si dhe të kritikëve të artit. Pjesë e listës së filmave të nominuar janë “Mank” si dhe “Promising Young Woman”, duke rritur mundësitë që të nominohen për çmimet “Oscar”.