LIFESTYLE 14 Nëntor 2021, 21:33

Nëse shoqëria jote përmbush këto 13 kritere: Urime, ke gjetur miqtë e jetës!

Nëse shoqëria jote përmbush këto 13 kritere: Urime, ke

Miqtë e vërtetë nuk vijnë një ditë dhe trokasin në derën tuaj, por janë njerëz që vijnë një herë në jetë dhe që duhet t'i mbani fort. Mund të keni shumë miq të mirë, por miqtë e përjetshëm janë krejtësisht ndryshe. Ju mund ta bëni lehtë ndryshimin sepse BFF janë më shumë si familje.

Kur ke miq të përjetshëm, ke njerëz që tu tregosh të gjitha sekretet e tua, që janë të gatshëm për çdo aventurë dhe të kuptojnë si askush tjetër. Nëse rrethi juaj plotëson këto 13 kritere, arëherë kjo tregon se keni gjetur miqtë e jetës.

01. Besnikëri

Të gjithë duam miq të mirë dhe besnikë, që janë gjithmonë pranë nesh. Kjo jo domosdoshmërisht ndodh fizikisht. Miqtë besnikë të gjenden pranë edhe me mesazhe apo FaceTime kur jeni duke kaluar ditë të vështira apo kur thjesht keni nevojë për dikë.

02. Vlerësim

Të marrësh vlerësime në një miqësi ka të bëjë shumë me mënyrën se si ti dhe miqtë e tu i mbështesni vlerat e njëri-tjetrit. Miqtë duhet t'ju vlerësojnë bazuar në atë se kush jeni ju dhe cilat janë qëllimet dhe vlerat tuaja. Njohja e qëllimeve dhe vlerave tuaja dhe përdorimi i tyre duhet të shërbejë si një lente për t'ju kuptuar dhe mbështetur.

03. Mirëkuptim

Ju dhe miqtë tuaj mund të keni personalitete krejtësisht të ndryshme. Megjithatë, marrëdhënia juaj funksionon mirë sepse keni një mirëkuptim të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Edhe nëse keni mendime të ndryshme për disa gjëra, prapëseprapë mund të kuptoni dhe respektoni këndvështrimet e njëri-tjetrit.

04. Reciprocitet

Të kesh reciprocitet në një miqësi do të thotë se secili po kërkon të plotësojë nevojat e tij, por jo në kurriz të tjetrit. Bëhet fjalë për të pasur ekuilibër. Reciprociteti do të thotë të gjesh një mënyrë që miqtë të vlerësojnë se cilat gjëra duhet të kenë përparësi në një moment të caktuar.

05. Dashuri

Të bësh miq të vërtetë do të thotë t'u tregosh njerëzve se i do dhe i vlerëson. Kjo është arsyeja pse miqtë më të mirë janë ata që ju duan. Miqtë tuaj duhet t'ju bëjnë të ndiheni të ngrohtë dhe t'ju ndihmojnë të krijoni besim.

06. Nuk paragjykojnë

BFF janë persona me të cilët ndihesh rehat dhe vetja. Nëse ndjeni se miqtë e ngushtë ju paragjykojnë nuk do të keni mundësi nuk do ndiheni asnjëherë mirë. Kur ndani sekretet me miqtë tuaj dëshironi që mos të gjykoheni.

07. Sinqeriteti

Sinqeriteti është kaq i rëndësishme në çdo marrëdhënie. Në rrethin tuaj dëshironi të ndiheni rehat dhe tu tregoni miqve gjithçka, apo jo? Epo prandaj ndershmëria është thelbësore. Edhe në rastet kur ka një problem të caktuar. Nëse nuk mund të tregoni se çfarë po ju shqetëson, çështja vetëm do të acarohet dhe do të rritet.

08. Mbështetje

Mbështetja është një nga çelësat e një miqësie të shëndetshme. Duhet të ndiheni sikur ai person do të shfaqet në një kohë kur të keni nevojë. Të kërkoni atë që keni nevojë, të jepni dhe të merrni. Ju dhe miqtë tuaj duhet të jeni fansat numër një të njëri-tjetrit. Ju gjithmonë i shtyni ata të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe anasjelltas.

09.Moskokëçarës

Nëse jeni duke u shoqëruar me dikë dhe e quani mik, por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe mos të veproni siç e ndjeni, atëherë kjo nuk është miqësi e vërtetë. Ti ke miq të vërtetë nëse ndihesh rehat me ta, edhe duke ndenjur ulur në shtëpi, duke parë Netflix, madje edhe duke qëndruar bashkë pa folur.

10. Aventurierë

Nëse dëshironi të hipni në makinë dhe të bëni një udhëtim spontan, nuk keni pse t'i pyesni dy herë nëse duan të vijnë me ju. Miqtë e vërtetë janë pran jush në çdo aventurë.

11. Sens humori

Miqtë më të mirë kanë sens humori të njëjtë ose të ngjashëm. Nëse ti bën një batutë, miqtë e tu të vërtetë duhet të jenë të parë që e kuptojnë atë.

12. Përkujdesje

Një miqësi e vërtetë nuk ka kuptim pa përkujdesje. Ata ju duan si familje dhe ndjenja është e ndërsjellë. Gjithçka që dëshirojnë është që ju të jeni të lumtur dhe  do të bënin gjithçka për t'ju parë të buzëqeshur. Përkujdesja dhe bujaria janë të dyja pjesë e recetës për një miqësi të fortë.

13. Frymëzim

Miqtë tuaj më të mirë jo vetëm që ju mbështesin, por ju shtyjnë të shkoni pas ëndrrave tuaja. Ata ju frymëzojnë të jeni një person më i mirë vetëm duke qenë vetvetja dhe duke ju brohoritur për të arritur majat. Nëse miqtë i njohin vlerat dhe e dinë cilat janë qëllimet tuaja duhet t'ju  mbështesin në arritjen e qëllimeve që keni.

Burimi: Elite daily

/News31