Në vendin tonë mbërrijnë 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer



Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian. Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.





“🧪 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian 🇦🇱🤝🇪🇺 “, shkruan Manastirliu.

Pak ditë më parë përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama shkroi se 500 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri teksa vendosi një tjetër qëllim, atë të 1 milion vaksinimeve, por për këtë të fundit nuk jep afat.

/News31