“Në shtator pres lajme të mira”, Rudina Dembacaj, shtatzënë për herë të dytë?



Që në momentin kur pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë akoma më shumë në qendër të mediave rozë. Çifti u celebrua në fillim të vitit, por ende nuk kanë bërë dasmë.





Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, dhe jo vetëm, edhe në rrjetet sociale.






https://instagram.com/stories/rudinadembacaj/2653080409429872778?utm_source=ig_story_item_share&utm_medium=copy_link

Sot ajo ka postuar disa video në Instastory, ku tregon se kohët e fundit preket e qan për gjithçka. “Qurravitesha për çdo lajm që dëgjoja, të mirë apo të keq”, thotë aktorja, që tregon disa raste të ditëve të fundit. Më pas, mesa duket ndjekësit kanë dyshuar se arsyeja e humorit të Rudinës mund të ishte një shtatzëni e mundshme. Ndaj ajo është detyruar t’i sqarojë edhe një herë. “Nuk jam shtatzënë. Jo, jo, jo. Jam me dietë”, shprehet ajo, duke treguar barkun.

Ndërkohë, Rudina është nënë e një vajze, Viktorias, me babain e të cilës, u divorcua pak kohë më parë. Ajo është shprehur se do të bëjë një fëmijë tjetër, sapo të ndihet gati dhe se dëshiron një motër për Viktorian.

/News31