Në një lidhje me Malumën? Kim flet për jetën romantike pas divorcit me Kanye



A ka në jetën romantike të Kim Kardashian një flakë të re në horizont? Teksa ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, është bërë kryetitull i mediave për romancën e tij me Irina Shayk, Kim ka nisur jetën si beqare, teksa nuk i ka kursyer fotot e nxehta. Andaj, fansat ka nisur të mendojnë se Kim mund të jetë duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e dikujt me fotot e saj. Ajo është përfolur për disa lidhje brenda një kohe të shkurtër, rreth të cilave ka folur së fundmi.





Miqësia e saj me Van Jones ka bërë bujë dhe çoi në pikëpyetje nëse marrëdhënia e tyre është bërë romantike apo jo. Në episodin e 17 qershorit në “Keeping Up With the Kardashians”, Kim më në fund foli rreth kësaj: “Van më dërgoi një mesazh dhe shkruante: “Këto thashetheme më kanë sjellë kaq shumë takime dhe të jam shumë mirënjohës “, tha Kim duke qeshur.






E pyetur në “KUWTK Reunion” nga Andy Cohen nëse është e lidhur me Maluma, Kim deklaroi se nuk po del me asnjë. Ajo tha se e ka takuar disa herë këngëtarin nga Kolumbia duke shtuar se është një djal i mirë. “Unë nuk po dal me asnjërin”, konfirmoi Kim. “E kam parë disa herë në Miami, një djalë kaq i mirë. Shumë i mirë”.

Meqenëse Kim është në formën më të mirë në moshën 40 vjeçare, nëna e katër fëmijëve e di se ajo do t’i afrohet dashurisë në një mënyrë tjetër, pas ndarjes. “Unë mendoj se ajo që kërkoja dhe kush isha vite më parë është krejtësisht e ndryshme nga ajo që jam sot,” përfundoi Kim. “Unë thjesht vlerësoj privatësinë dhe dua diçka që është reale“.

/News31