LIFESTYLE 30 Nëntor 2021, 15:23

Në muajin e tyre, na lejoni t'ju rikujtojmë pse duhet të keni një SHIGJETAR në jetën tuaj

Në muajin e tyre, na lejoni t'ju rikujtojmë pse duhet të

Tashmë kemi hyrë në muajin e Shigjetarit, një nga shenjat më të lira dhe me fat të zodiakut. Dhe sigurisht, kjo shenjë në këtë muaj e meriton një artikull të dedikuar për të rikujtuar se sa të veçantë janë njerëzit e lindur në këtë periudhë.

Kurioz dhe energjik, Shigjetari është një nga udhëtarët më të mëdhenj mes të gjitha shenjave zodiake. Ai është ekstrovert, optimist dhe entuziast. Të lindurit nën këtë shenjë janë në gjendje të transformojë mendimet e tyre në veprime konkrete dhe ata do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre.

Për shkak të ndershmërisë së tyre, ata janë shpesh të paduruar dhe të pakujdesshëm kur kanë nevojë të thonë ose të bëjnë diçka, prandaj është e rëndësishme për ta që të mësojnë të shprehen në një mënyrë tolerante dhe të pranueshme nga shoqëria.

Nga ana tjetër, janë shumë të gjallë dhe me humor, që do të thotë se pëlqejnë të argëtohen me partnerët e tyre. Partnerët të cilët janë po aq të hapur, me siguri do t’i përshtaten Shigjetarit të pasionuar, ekspresiv, i cili është i gatshëm të provojë pothuajse çdo gjë.

Kur janë vërtet në dashuri, janë besnikë dhe të përkushtuar. Ata duan që partnerët e tyre të jenë intelektualë, të ndjeshëm dhe ekspresivë.

Pikat e tyre të dobëta janë mungesa e përqëndrimit dhe fakti që nisin shumë projekte dhe nuk përfundojnë dot as çerekun e tyre. Janë pakëz shpërdorues të kohës dhe lekëve.

Në lidhje me karrierën Shigjetari do të shkëlqente në mësimdhënie, gazetari, komunikim, fe, ligj, marrëdhënie ndërkombëtare. Kjo shenjë nuk e pëlqen burokracinë dhe nuk mund të rrijë mbyllur për një kohë të gjatë kështu që duhet patjetër të lëvizë, të krijojë marrëdhënie, të japë dhe të marrë. Është humbje për njerëzimin që një Shigjetar të bëj një punë të zakonshme. Ata e mbushin botën me një dritë tjetër kështu që meritojnë të kenë profesione mbresëlënëse.

Persona të njohur të shenjës së Shigjetarit: Mark Twain, Taylor Swift, Billie Eillish, Miley Cyrus, Sia, Christina Aguilera, Jim Morrison, Edith Piaf, Tina Turner, Kylian Mbappe, Jimi Hendrix, Winston Churchill, Jane Austen, Scarlett Johansson, Ludvig van Beethoven, Brad Pitt, Woody Allen, Britney Spears, Frank Sinatra.

/News31