Ndryshimi drastik i Zac Efron në fytyrë, miku i tij zbulon të vërtetën



Zac Efron la pa fjalë të gjithë fansat e tij në Twitter pak ditë më parë në promovimin e “Earth Musical Day”. Askush nuk e kishte mendjen te ajo çfarë tha aktori në video pasi të gjithë u fokusuan te pamja e tij.Ylli i “High School Musical” dukej si tjetër njeri dhe ndjekësit nisën të aludojnë se ai ka kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale në fytyrë.





Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fytyrën e tij? Kyle Sandilands, miku më i mirë i Efron, tha se nuk ka asnjë mundësi që Zac të ketë bërë ndërhyrje fshehurazi.

“Unë do ta dija nëse do të kishte bërë ndonjë operacion plastik”, tha ai për mediat e huaja.

Kujtojmë se një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn, shpjegoi gjithashtu disa ditë më parë se çfarë mund të ketl ndodhur me fytyrën e aktorit. Sipas tij, Zac nuk ka kryer operacione estetike por ka bërë thjesht një ndërhyrje dentare që i ka shkaktuar fryrje. /News31