Ndryshime në qeverinë “Rama 3”, zbulohen emrat e zëvendësministrave të rinj



Qeveria Rama ka pësuar ndryshime në radhët e zëvendësministrave. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar tre emra të rinj në dikastere të ndryshme të ministrive.





Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.






Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Seferi u vu në vend të Bardhylka Kospirit, e cila u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimet janë firmosur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj në mungesë të kryeministrit Rama.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që Lulzim Basha si kreu i partisë më të madhe opozitare në vend dhe Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, të mbrohen nga Garda e Republikës. Ata do t’i bashkohen një liste të gjatë zyrtarësh të lartë që mbrohen nga Garda e Republikës.

/News31