Ndonëse i larguar nga “Top Channel”, Sokol Balla i kushton të ndjerit Tan Hoxha fjalët më prekëse
Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias, do të festonte ditëlindjen e tij të 50-të ditën e sotme, sikur aksidenti tragjik i vitit 2008 të mos i kishte marrë jetën.
Stafi i Top Medias organizon çdo 16 tetor një festë përkujtimore per “Tanin e Top-it”, ku pjesë e saj do jenë punonjësit e Top Medias , miq dhe familjarë të tij.
Këtë ditë e ka kujtuar edhe moderatori tashmë i larguar nga Top-i, Sokol Balla.
Balla shprehet me fjalët më prekëse duke e cilësuar Dritanin si më të madh se veten e madje më të madh se të gjithë.
“Sot Dritan Hoxha do ishte 50 vjeç nëse nuk do kishte vendosur të na braktiste një dekadë më parë. Po megjithëse une sot jam 45, dhe ai është 39, ai është sërish më i Madh se unë, më i Madh se të gjithë. Dhe ashtu do të jetë Gjithmonë. Në rresht të Parë. I Pari. Tani Ynë. Tani i të Gjithëve”, shkruan Balla, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një foto me Dritanin të bërë vite me parë bashkë me kolegë të tjerë në Top Channel.
Por Sokol Balla sigurisht nuk ka qënë i vetmi që e ka kujtuar ditëlindjen e gjeniut të Top Media-s.
Eriona Shehu një ndër spikeret më të spikatura të Top-it, zgjodhi një foto kujtim me Dritanin për këtë ditë.
Sot do te bente 50 vjec! Pervjetori i ndryshem i nje njeriu qe krjoi pa fund, frymezoi shume dhe na beri ne, bashkepunetoret modeste te tij, njerez me fat dhe unike ne fatin tone! R.I.P. Tani...
“Tani i Top-it” u kujtua dhe nga moderatorja Arbana Osmani e cila e quan atë Supermen.
Ajo publikoi një foto të vjetër të Tanit, i cili ishte duke fryrë tortën me qirinj të ditëlindjes së tij vite më parë.
"Gëzuar ditëlindjen superman."- shkroi Arbana.
Mes punës së madhe që Dritani bënte, ai kishte instinktin dhe kërkesën për të krijuar një media të madhe si “Top Media” e cila vazhdon të jetë e tillë dhe në ditët e sotme.