“Rasti si lind një tek neuronsh si ty”, ndjekësi ‘kryqëzohet’ nga Dojna për komentin në rrjet

Është gjithmonë dikush në Instagram që bën, ç’bën, një koment negativ do ta ketë gjithmonë. Është gjithashtu edhe Dojna Mema gjithmonë, ajo që ‘nuk ia përton’ në këto raste.

Këtë herë, Dojna ka postuar librat e saj të preferuar, pas një ‘sfide’ të nisur në InstaStory. Moderatorja fillimisht ftoi ndjekësit t’i dedikonin një titull libri dikujt, e nga përgjigjet e shumta, ajo ka vendosur të ndajë ato që i kanë pëlqyer më shumë. Foto e parë e postimit është një shprehje e John Waters: “Nëse përfundoni në shtëpinë e dikujt dhe ndodh që ata nuk kanë libra, mos shkoni me ta.” E teksa Dojna ka shkruar disa rreshta për lidhjen e saj me librat dhe reagimin e ndjekësve lidhur me këtë temë, dikujt i kishte mbetur ‘filmi’ tek fraza e John Waters.

My Dental

Kaq ka mjaftuar që një nga ndjekësit të komentojë: “Sa kishin libra nga ata që vizitove ti?” Nëse keni nevojë për përkthim, personi në fjalë ka dashur të bëjë ironi me shprehjen e Waters. Përgjigja e Dojnës? “Ja rasti konkret kur një grua s’i ka kushtuar rëndësi asaj thënies më sipër dhe lind një tek neuronesh si ty”, ia ka kthyer Dojna. Epo, në Instagram, ndër personazhet e famshëm, vështirë se e konkurron njeri moderatoren për përgjigje! /News31