Lajm i trishtë! I prekur nga Covid-19, ndahet nga jeta regjizori i njohur Muharrem Fejzo

Një tjetër personazh i njohur i kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta, duke humbur betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për regjisorin e njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, i cili ishte infektuar nga koronavirusi disa ditë më parë, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar së fundmi. Kështu ai largohet nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Lajmin e keq e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se një artist si babai i tij nuk e meritonte një idje të tillë:

My Dental

Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës

Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Ai bëri praktikën si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë, ndërsa ndoqi studimet në degën e aktrimit, nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Fejzo kontribuo edhei si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare. Gjatë karrierës së tij, regjisori realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: “Operacioni Zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989. Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

Ngushëllime familjes!

/News31